6 këshilla si të pushosh këtë verë edhe nëse je me buxhet të kufizuar.
Shqipëria është një perlë e fshehur, që ofron peizazhe mahnitëse, histori të pasur dhe përvoja unike kulturore. Edhe pse çmimet janë rritur ndjeshëm, është e mundur të kalosh pushime të shkëlqyera në Shqipëri, edhe nëse je me buxhet të kufizuar. Këtu janë disa këshilla se si:
1.Pushime jashtë sezonit
Sezoni i pikut të turizmit në vendin tonë është nga qershori deri në gusht dhe për këtë arsye gjatë kësaj kohe çmimet e akomodimit dhe aktiviteteve janë më të larta. Mund të konsiderosh që pushimet këtë vit ti bësh para ose pas sezonit “të nxehtë”, ne muajt maj, shtator ose tetor. Do të gjesh çmime më të lira për akomodim apo ushqim dhe gjithashtu do të shmangësh turmat e mëdha të njerëzve.
2. Ushqime si vendasit
Të hash si vendas është një mënyrë e shkëlqyer për të kursyer para dhe për të përjetuar kuzhinën autentike të vendit që po viziton. Shmang restorantet në zonat turistike dhe zgjidh restorantet lokale, ku çmimet janë më të ulëta.
3. Përdor transportin publik
Shqipëria ka një rrjet të gjerë transporti publik që përfshin autobusë, minibusë etj. Kjo është një mënyrë e përballueshme për të udhëtuar nëpër vende të ndryshme të vendit dhe për të eksploruar destinacione të ndryshme.
4. Qëndro në bujtina ose hostel
Bujtinat dhe hostelat janë opsione të shkëlqyera për pushuesit që kanë një buxhet të kufizuar. Këto alternativa janë më të lira se hotelet apo apartamentet. Edhe në destinacionet të njohura si Tirana, Saranda, Korça, Berati etj mund të gjeni bujtina dhe hostele që janë të përballueshme.
Madje, për një eksperiencë të paharrueshme pse jo të mos provosh kampingun.
5. Përfito nga aktivitetet falas
Ka shumë gjëra falas për të bësh gjatë pushimeve të tua në Shqipëri. Mund të zgjedhësh të vizitosh plazhet private në vend të atyre publike, mund të bësh shëtitjet në male, eksplorimin e qyteteve të vjetra, të vizitosh muzetë etj.
6. Planifikoni më herët
Planifikimi përpara sesa të nisesh do të ndihmojë të kursesh para në udhëtimin tënd. Kërkoje destinacionin më herët, gjej ofertat më të mira për akomodimin dhe transportin dhe më e rëndësishmja, krijo një buxhet për udhëtimin tënd. Qëndro në buxhetin që ke vendosur dhe shmang shpenzimet e tepërta.
Si përfundim, Shqipëria është një vend i mrekullueshëm që të ofron pafund mundësi për ta vizituar edhe kur je duke ndjekur një buxhet. Duke ndjekur këto këshilla të thjeshta, mund të kalosh disa ditë pushimi të paharrueshme pa “shkatërruar” buxhetin tënd. Vendi ynë ofron një përvojë unike kulturore, peizazhe që të lënë pa frymë dhe kuzhinë të shijshme, duke e bërë atë një destinacion ideal.