7 arsye pse duhet të investosh në moshë të hershme
Studime të ndryshme tregojnë se sa më shpejt të fillosh të investosh, aq më i pasur bëhesh. Koha më e mirë për të filluar të investosh është rreth të njëzetave.
Warren Buffett, një nga investitorët më të mëdhenj në botë, ka bërë investimin e tij të parë në moshën 11 vjeç duke blerë një aksion. Sa më shpejt të nisni të investoni, aq më mirë është. Personat që investojnë në moshë të vogël kanë më shumë mundësi për të pasur pavarësi financiare dhe për të rritur pasurinë e tyre.
Arsyet kryesore pse investimi duhet të filloj në moshë të vogël:
Shpenzimet janë më të ulëta në moshë të re. Me kalimin e viteve dhe me ndryshimet në statusin civil, shpenzimet rriten.
Përfiton nga interesi i përbërë. Sa më shumë kohë të qëndroj një shumë e investuar, aq më shumë shtohen interesat. Dhe mbi këto interesa shtohen akoma interesa. Kjo është shumë interesante. Ata që e kuptojnë interesin e përbërë, prefitojnë prej tij. Ata që nuk e kuptojnë duhet të paguajnë për të.
Fiton eksperiencë. Është më mirë të “provosh” të investosh, dhe me shuma të vogla ndërkohë që je i ri dhe përgjegjësitë janë më të vogla. Eksperienca është një nga elementët kyç për të pasur sukses si investitor.
Fiton zakone të mira financiare. Në moshë të re, kur fitohet pavarësia financiare fillojnë të krijohen edhe zakonet financiare. Nëse vendos të investoj, një i ri do të mësoj të ketë kujdes me shpenzimet, të mos hyj në kredi të cilat i ka të vështira për të paguar, të jetë i kujdesshëm me kartën e kredititi etj. Investitorët e zgjuar e shmangin borxhin, sepse ata duan të fitojnë interesa, jo ti paguajnë ato. Investitorët e mirë shpenzojnë më pak nga sa fitojnë dhe ata dinë të jenë të duruar.
Liria financiare. Nëse ke investuar disa para që kanë prodhuar interesa, ke lirinë financiare për të marrë vendime të sigurta dhe të menduara mirë, dhe jo duke qenë në stres dhe i frikësuar se mos ngelesh pa të ardhura. Vendimet e tua nuk do të vijnë nga një vend frike, por nga një vend sigurie.
Siguria financiare. Në rast të një situate të papritur, pasuria e fituar nga investimi mund të bëhet “shpëtimi yt”. Që të jesh i përgatitur duhet të investosh herët.
Rritet interesi për të mësuar më shumë rreth investimeve, duke u bërë më i zoti me kalimin e kohes. Të fillosh të investosh është si të mbjellësh një farë, e cila me kalimin e kohës do të rritet dhe do të japë fryte.
Këshilla jonë është që asnjëherë të mos investohet pa pasur njohuritë e mjaftueshme. Merrni gjithë informacionin, si funksionon investimi para se të veproni.