ÇFARË JE DUKE PRITUR?
Programi personal (1 me 1) ofron trajnim dhe edukim financiar për individë dhe çifte. Një program i personalizuar i cili fillon me ty. Cilat janë nevojat e tua, situata në të cilën ndodhesh sot dhe ku do të shkosh në të ardhmen. Gjatë programit ju do të drejtoheni, inkurajoheni dhe edukoheni të merrni vendimet e duhura financiare dhe të krijoni plane individuale (ose në çift) bazuar në vlerat dhe qëllimet tuaja.
Për këdo që do të jetë pjesë e një komuniteti të cilët kanë të njëjtat qëllime për të fituar lirinë financiare. Grupet janë të krijuara për të motivuar njëri-tjetrin dhe për të mbajtur njëri-tjetrin përgjegjës në vendosjen në aksion të vendimeve.
Kurse praktike për këdo që dëshiron të ketë në kontroll financat e tij. Në to përfshihen tema si buxhetimi, kursimi, investimi etj. Nëpërmjet videove, pjesës së shkruar, ushtrimeve dhe formateve të gatshme do të jeni në gjendje të kuptoni më mirë situatën tuaj financiare dhe të ndërmerrni vendimet e duhura.
Program për sipërmarrësit të cilët duan të menaxhojnë në mënyrën më të mirë financat personal dhe ato të biznesit duke ruajtur balancat. Ti mund të kuptosh financat, të marrësh vendime financiare të sigurta dhe të zhvillosh biznesin tënd të ëndrrave.
NIVELET E LIRISË FINANCIARE.
Secili prej nesh kalon në keto nivele të lirisë financiare. Cilin prej këtyre niveleve synon të arrish? Gjendesh në ndonjërin prej tyre aktualisht?
1
Qartësia
Arrin të dallosh dhe të kesh të qartë situatën tënde financiare dhe qëllimet e tua se ku do të shkosh.
2
Vetë - mjaftueshmëria
Ke krijuar pavarësinë dhe mund ti mbulosh vetë shpenzimet e tua.
3
Frymëmarrja
Ke filluar të kursesh disa të ardhura
4
Stabiliteti
Nuk ke borxhe të këqija dhe ke një fond emergjence sa minimumi i 6 muaj të ardhura
5
Fleksibiliteti
Ke të paktën 2 vite të ardhura të ruajtura
6
Pavarësia financiare
Paratë që merr nga investimet e tua të mjaftojnë të bësh një jetë të mirë dhe pa punuar
7
Bollëku
Paraja nuk është një problem për ty. Ti ke më shumë para se sa do të duheshin ndonjëherë