5 ide dhuratash fundviti për fëmijët me temë financat
Fundviti është periudha e preferuar e të gjithëve për të bërë dhurata dhe gëzuar njëri-tjetrin. Sidomos për fëmijët kjo periudhë është magjike. Të rrethuar nga shkëlqimi dhe ngjyrat e zbukurimeve, ata mezi presin të hapin dhuratat poshtë pemës që prindërit, të afërmit apo “babagjyshi” ju ka përgatitur. Për të qenë të vërtetë, dhuratat e fëmijëve zgjasin jo më shumë sesa paketimi i bukur. Pas pak kohe ata do ti harrojnë ose do ti thyejnë (ose të dyja).
Po sikur këtë vit të konsiderosh një dhuratë unike për fëmijët tuaj ose atyre rreth teje?
Do të ishte shumë bukur që të bëje një dhuratë që ka kuptim, ka një ndikim afatgjatë dhe sjell ndryshime pozitive. Një dhuratë që ndihmon fëmijët të kuptojnë diçka rreth financave dhe manaxhimit të parasë do të ishte një dhuratë e vlefshme për një kohë shumë të gjatë.
Më poshtë janë disa ide të cilat janë edhe argëtuese për fëmijët por edhe të dobishme për ta. Me siguri ti do të dhurosh diçka e cila nuk do të përfundoj në kosh pas disa orësh.
Libër për financat personale
Në gjuhën shqipe kanë filluar të botohen libra edukativ dhe tërheqës për fëmijët që i mësojnë ata se si të menaxhojnë paratë. Nëpërmjet tregimeve me personazhe të bukura dhe librave me ngjyra fëmijët do të kuptojnë parime bazë të financave personale.
Arkë kursimi
Fëmijët emocionohen kur hapin dhuratat. Do të ishte mjaft interesante për ta të gjejnë një derrkuc kursimi pas paketimit. Ka pafund modele të arkave të kursimit të cilat i tërheqin fëmijët dhe gjithashtu do i ndihmojnë të mesojnë menaxhimin e parave. Madje ju mund ti personalizoni ato me emrin e fëmijës apo me personazhin e tyre të preferuar. Mund të përfshini edhe disa monedha bashkë me dhuratën kështu që fëmijët të fillojnë menjëherë ta përdorin.
Lojra tavoline
Një nga mënyrat më të thjeshta se si ta bësh të mësuarit rreth parave më të këndshëm është duke e kthyer atë në një lojë. Lojra të tilla si Monopoly janë perfekte për këtë qëllim. Monopoly ka disa versione, të përshtatura edhe për mosha të vogla. Ndërkohë që do të luani me fëmijët këtë lojë mund t’ju shpjegoni konceptet e përfshira në të, të tilla si banka, investimi, buxheti etj. Duke ju treguar atyre që këto janë koncepte reale mund ta bëj atë edhe më shumë interesante.
Kartë dhuratë (Gift-Card)
Ju mund të siguroni një kartë nga dyani i preferuar i fëmijës tuaj dhe t’ja dhuroni atij. Do të jetë vetë fëmija që do të zgjedhë dhuratën e tij. Në këtë mënyrë ai do të mësohet me idenë e buxhetit dhe do të ketë mundësinë që brenda një buxheti të caktuar të blej atë që dëshiron por edhe që mund ta përballoj.
Një fond investimi në emrin e tyre
Kjo formë do të kishte më tepër vlerë për fëmijët në një moshë relativisht të rritur. Investimi në një fond të përbashkët në emër të fëmijëve mund të rrisin mirëqënien e tyre. Kjo do të jetë një eksperiencë e bukur dhe me kuptim edhe për ty që bën dhuratën. Kjo mundësi të lejon ti investosh një shumë parash për fëmijët e tu, e cila për shkak të interesit të përbërë do të rritet në të ardhmen dhe do ti ndihmoj ata për të arritur qëllimet e tyre.
Bëj këtë vit dhurata kuptimplota. Këto ide dhuratash që kemi sugjeruar më sipër jo vetëm që do ti ngazëllejnë fëmijët, por do të hedhin themelet e sigurisë financiare dhe lirisë financiare në të ardhmen.