Çfarë duhet të dish për kartat e kreditit?
"Kur përdorim kartën e kreditit ne marrim borxh nga banka."
BANKAFINANCAT PERSONALEKARTAT E KREDITIT


Çfarë është karta e kreditit? Është një mjet pagese nëpërmjet së cilës një person kryen blerje duke marrë hua nga një institucion financiar. Pra, kur përdorim kartën e kreditit ne marrim borxh nga banka.
Përfitimet e kartës së kreditit:
Lehtësi në përdorim;
Zgjidhje e shpejtë kur duam të bëjmë blerje të menjëhershme;
Shmang përdorimin e cash-it;
Përdorimi i saj është i mbrojtur.
Pse NUK e rekomandoj përdorimin e kartës së kredititi:
Mund të shpenzosh shumë sepse është më e vështirë për ti kontrolluar blerjet;
Kur përdor cash-in ke më tepër mundësi ti menaxhosh shpenzimet;
Përgjithësisht kartat e kreditit kanë interesa, që do të thotë shpenzime më tepër për ty;
Përdorimi i tepërt i kartës së kreditit mund të të zhys në borxhe;
Mund të mos arrish ti mbyllësh në kohë detyrimet ndaj kartës në fund të muajit, çka do të fus në një rreth vicioz;
Blerjet me kartë krediti mund të kthehen në varësi.
Çfarë rekomandoj në vend të përdorimit të kartës së kreditit:
Cash: është më lehtë i menaxhueshëm, nuk ka kosto.
Karta e debitit: nuk ka kosto, ka siguri të lartë, njësoj si karta e kreditit, mund të kontrollohet nëse në kartë nuk mbahen shuma të mëdha
Xhonsila HoxhaTrajnere e çertifikuar në financat personale.