Edukimi financiar për sipërmarrësit: Ja pse është çelës suksesi
Edukimi financiar ka të bëj me të kuptuarit e terminologjisë financiare, koncepteve dhe elementeve dhe me përdorimin e këtij informacioni për të patur një impakt.
Të jesh një sipërmarrës i suksesshëm nuk mjafton vetëm të kesh një ëndërr apo një vizion të qartë se ku do të arrish. Sipërmarrësit duhet të kenë një sërë njohurish për të patur sukses. Të qenurit në krye të biznesit bën që çdo veprim që merret të ketë impakt në çdo pjesë të biznesit. Përveç aftësive të përgjithshme si komunikimi, lidershipi etj, për një sipërmarrës është e domosdoshme që të ketë edhe njohuri teknike për opracione të caktuara të biznesit. Këtu përfshihen edhe njohuritë për financat.
Edukimi financiar është element kyç i suksesit në biznes. Arsyeja kryesore pse bizneset në botë dështojnë dhe falimentojnë është keqmenaxhimi që vjen nga mungesa e informacionit financiar. Kjo nuk do të thotë që një sipërmarrës duhet të ketë gjithë njohuritë që ka një ekonomist, por ai duhet të jetë familjar dhe të arrij të kuptoj konceptet bazike të financave. Kur ështe i aftë të kuptoj aspektin financiar në biznes është më e thjeshtë të merren vendime më të mira për ta çuar biznesin drejt suksesit.
Një sipërmarrës e ka “detyrim” ndaj vetes, skuadrës, klientëve dhe furnitorëve të jete i edukuar financiarisht. Sipërmarrësit duhet ta shohin edukimin e tyre financiar si një investim i cili do të kthehet shumëfish.
Lejon vendimarrjen e bazuar në analiza
Nëse një sipërmarrës është shumë i zoti në aspektin financiar, mund të lexojë siç duhet pasqyrat e të ardhurave, bilancet, flukset e parave dhe raportet financiare. Ai është në pozicion më të mirë për të bërë një analizë të duhur të kushteve të biznesit sesa ne rast të kundërt. Vendimmarrja do të bazohet në njohuritë e duhura financiare për të përmirësuar kështu ecurinë e biznesit të saj.
Ndihmon biznesin të rritet
Nëse biznesi nuk drejtohet duke aplikuar mjete financiare, është i vështirë suksesi afatgjatë për të. Mund të ketë sukses në afatshkurtër, por në planin afatgjatë, do të jetë e vështirë. Në fillimet e tyre sipërmarrjet shpesh përballen me vështirësi pasi nuk menaxhohen në mënyrë profesionale, përballen me çështje si likuiditeti dhe dështojnë perfundimisht. Sidoqoftë, sipërmarrjet që kanë sisteme profesionale të kontabilitetit kanë më shumë mundësi të kenë sukses dhe të përballen me çdo vështirësi për shkak të modelit të tyre të mirë-menduar të biznesit.
Jep kontroll
Një sipërmarrës mund ta kontrolloj biznesin pa pasur njohuri financiare, por kjo gjë nuk sjell siguri. Njohuritë financiare lejojnë mbikëqyrjen e biznesit duke rishikuar pasqyrat financiare për të parë se ku po shkon biznesi. Gjithashtu nëse drejtuesi ka njohuri të mira ai mund të kontrolloj punonjësit nga dëmtime të ndryshme që mund ti sjellin biznesit së brëndëshmi.
“Ju duhet të merrni kontrollin mbi paratë tuaja ose mungesa e tyre do t’ju kontrollojë përgjithmonë“
D.Ramsey
Mëson aftësi buxhetimi bashkë me ekipin
Kur kompania ka nevojë për një projekt ose produkt, njohuritë financiare të drejtuesit mund të ndihmojnë në marrjen e vendimit të duhur. Për shembull, nëse kompania po kërkon financim për një program në menaxhimin e biznesit, llogaritja e kthimit të parashikuar të investimit bazuar në efikasitetin që do të ketë përdorimi i programit e bën vendimarrjen më të sigurtë.
Përmirëson aftësitë negociuese
Njohuritë financiare ndihmojnë për të patur sukses gjatë negociatave. Nëse është duke u negociuar paga e një pnonjësi, përfitimet ose fushëveprimi i një projekti apo produkti, të kuptuarit e pamjes më të gjerë financiare është një element pozitiv.
Rrit efikasitetin financiar
Të kuptuarit se si shpenzimet ndikojnë në bilancin e biznesit, ndihmon në vlerësimin e efikasitetit financiar. Kur drejtuesi është i vetëdijshëm se si çdo shpenzim ndikon në bilanc, mund të jetë më e lehtë të identifikohen mënyra për të qenë më kosto-efektiv.