Çfarë duhet të dish për kartat e kreditit?

"Kur përdorim kartën e kreditit ne marrim borxh nga banka."

BANKAFINANCAT PERSONALEKARTAT E KREDITIT

Xhonsila Hoxha

10/10/20241 min read

Çfarë është karta e kreditit? Është një mjet pagese nëpërmjet së cilës një person kryen blerje duke marrë hua nga një institucion financiar. Pra, kur përdorim kartën e kreditit ne marrim borxh nga banka.

Përfitimet e kartës së kreditit:
  1. Lehtësi në përdorim;

  2. Zgjidhje e shpejtë kur duam të bëjmë blerje të menjëhershme;

  3. Shmang përdorimin e cash-it;

  4. Përdorimi i saj është i mbrojtur.

Pse NUK e rekomandoj përdorimin e kartës së kredititi:
  1. Mund të shpenzosh shumë sepse është më e vështirë për ti kontrolluar blerjet;

  2. Kur përdor cash-in ke më tepër mundësi ti menaxhosh shpenzimet;

  3. Përgjithësisht kartat e kreditit kanë interesa, që do të thotë shpenzime më tepër për ty;

  4. Përdorimi i tepërt i kartës së kreditit mund të të zhys në borxhe;

  5. Mund të mos arrish ti mbyllësh në kohë detyrimet ndaj kartës në fund të muajit, çka do të fus në një rreth vicioz;

  6. Blerjet me kartë krediti mund të kthehen në varësi.

Çfarë rekomandoj në vend të përdorimit të kartës së kreditit:
  1. Cash: është më lehtë i menaxhueshëm, nuk ka kosto.

  2. Karta e debitit: nuk ka kosto, ka siguri të lartë, njësoj si karta e kreditit, mund të kontrollohet nëse në kartë nuk mbahen shuma të mëdha

Xhonsila HoxhaTrajnere e çertifikuar në financat personale.