Pse optimistët kanë më tepër sukses financiar?
Në një studim bërë nga Harward Business University u pa se kur vjen puna për paratë, optimistët marrin vendime më të zgjuara dhe korrin përfitime. Të dhënat treguan se optimistët ishin më të “shëndetshëm” financiarisht sesa pesimistët dhe kishin zakone të mira lidhur me paratë. Nga ky studim u pa se:
- 90% e optimistëve kanë vendosur para mënjanë për blerje të mëdha, ndërkohë 70% e pesimistëve e kanë bërë këtë gjë.
- Afërsisht ⅔ e optimistëve kanë një fond emergjence, ndërsa pesimistët më pak se gjysma.
- Optimistët janë më të gatshëm të marrin këshilla nga njerëz që ata i besojnë dhe ti ndjekin ato.
- Optimistët stresohen për financat 145 ditë në vit më pak sesa pesimistët.
- Optimistët fitojnë më shumë para dhe kanë më shumë mundësi të promovohen në vendin e punës.
Por, të jesh optimist nuk do të thotë të injorosh realitetin! Një optimist racional e shikon realitetin ashtu si është dhe ndërkohë është i fokusuar tek veprimet që mund të sjellin zgjidhje dhe të përmirësojnë situatën. Edhe pesimsitët e shikojnë realitetin, por ndryshe nga optimistët, ata mendojnë se nuk mund të bëjnë asgjë për të ndryshuar situatën.
Mendësia pozitive është si një muskul, me stërvitje ti mund ta krijosh atë!
- Fokusohu në atë që është duke shkuar mirë.
- Praktiko mirënjohjen (këshillë: nise ditën duke shënuar në notes të telefonit tënd/ bllokun e shënimeve të paktën 3 gjëra për të cilat je mirënjohës dhe pse)
- Kërko progresin, jo perfeksionin (hapa të vogla, çdo ditë nga pak. Nëse sot ja dole të mbash shënim gjithë shpenzimet e ditës, ky është një hap drejt arritjes së qëllimit tënd financiar. Vlerësoje këtë hap të vogël.)
- Ndërveprim i qëllimshëm pozitiv me të tjerët. Shpreh falenderimin, mirënjohjen, pozitivitetin ndaj kolegëve, bashëpunëtorëve, klientëve.