PAK INFORMACON RRETH MEJE

Unë jam Xhonsila,

Jam njohur për herë të parë me fushën e financave personale gjatë studimeve të larta në Fakultetin e Ekonomisë, në kursin e Financave Personale. U njoha me një degë të financës që studionte përtej shifrave, sjelljen e njerëzve ndaj parasë.

Që e vogël kam qenë e kujdesshme në marrëdhënien me paratë. Gjatë viteve të studimeve të larta kuptova që isha shumë e zonja me këtë gjë. Me pak informacion dhe shumë intuitë arrija çdo muaj që shpenzimet të mos kalonin të ardhurat që merrja nga familja, duke shijuar edhe jetën studentore.

Gjatë punimit të diplomës master me një një studim që kishte synim vrojtimin e lidhjes së faktorëve të personalitetit dhe atyre edukativ në vendimet e përditshme financiare që i duhet të ndërmarrë të tilla si shpenzimet, kursimi, investimi, etj pata mundësi të kontaktoj me shumë njerëz dhe të flisja me ta rreth parave e menaxhimit të tyre në familje.

Në këtë kohë kuptova që shumë njerëz nuk kishin intuitën apo informacionet që kisha unë në menaxhimn e parave, por me pak ndihmë mund t’ja dilnin të bënin një jetë të qetë financiarisht.

Nga ky moment, puna me financat personale u bë fokusi im.

Xhonsila Hoxha

Experienca Ime

Personal Finance Coach

Xhonsila Hoxha Personal Finance Coach Certificate